Shkup, 28 shkurt – Mbrëmë vonë në Kuvend u zgjodhën ministrat e rinj pas rekonstruimit të Qeverisë së Kovaçevskit. Ja dhe biografitë e anëtarëve të rinjë të kabinetit qeveritar:
Krenar Lloga është ministër i ri i drejtësisë. Ai ka lindur në Strugë në vitin 1984. Ka diplomuar në fakultetin juridik pranë UEJL, ku dhe mer titullin magjistër. Ka dhënë provimin e jurisprudencës. Përpos gjuhës shqipe, ai flet maqedonisht, anglisht dhe italisht.
Lloga është anëtar i Komisionit Zgjedhor. Në periudhën prej vitit 2009-2010 ka qenë zv.drejtor i Drejtorisë për polici financiare, informon Zhurnal.
Ka punuar si udhëheqës në sektorin për menaxhim me resurse njerëzore në Avokaturën e Shtetit. Ai ka qenë dhe sekretar në komunën e Strugës dhe shef i kabinetit në këtë komunë. Ka punuar edhe si udhëheqës i sektorit për çështje juridike dhe punë të përgjithshme në komunën e Strugës. Ka qenë dhe këshilltar për çështje juridike në Tetovë. NGa viti 2020 deri në vitin 2021 ka qenë dhe drejtor eksekutiv në Institutin për Politika Publike “Arben Xhaferi”.
Fatmir Mexhiti është ministër i ri i drejtësisë i cili vjen nga radhët e Aleancës për Shqiptarët. Ai me profesion është specialist – neurolog në Klinikën e Neurologjisë në Shkup, ku punon që nga viti 2011.
Mexhiti vjen në vendin e Bekim Sali, kuadër i Alternativës. Mexhiti ka specializuar neurologjinë në Fakultetin Medicinal në Shkup në vitin 2015. Më parë ka punuar si mjek i mjekësisë së përgjithshme në praktikë private dhe në spitalin “Ferid Murat” në Gostivar. Ka marë licencën për mjek nga dhoma e mjekëve të Maqedonisë në vitin 2000. Ka studiuar edhe në fakultetin medicinal në Sarajevë në vitet 1993-1999.
Në biografinë e tij si përvojë pune ka shënuar se ka qenë anëtar dhe kryetar i bordit eksekutiv – Fond për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë (2017-2018), këshilltar i ministrit të shëndetësisë (2017).
Kaja Shukova është ministresha e re për ambient jetësor dhe planifikim hapësinor. Ka lindur në Shkup në vitin 1970. Ka diplomuar në fakultetin teknologjiko-metalurgjik në Shkup në vitin 1995.
Nga viti 2020 është sekretar shtetëror në ministrinë për ambient jetësor, ku ka patur disa funksione duke filluar nga viti 1999. Më parë ka punuar edhe në ministrinë për ndërtimtari, urbnaizëm dhe ambient jetësor si dhe në birrarinë e Shkupit.
Në mënyrë aktive njeh gjuhën angleze ndërsa në mënyrë pasive edhe gjermanishten. Ka kualifikime kyçe në menaxhim dhe planifikim të ambientit jetësor, ndërsa ka marë pjesë edhe në përgatitjen e akteve ligjore në fushën e ambientit jetësor dhe harmonizimin me kërkesat e BE-së si dhe në procesin e skriningut dhe negociatave me BE-në, informon Zhurnal.
Azir Aliu është ministër i ri për shoqëri informatike dhe administratë. Ai ka lindur në Gostivar në vitin 1976. Ka diplomuar në fakultetin elektroteknik pranë universitetit Kiril dhe Metodi – Shkup, ku mer dhe magjistraturën, dhe titullin doktor i shkencave informatike. Flet maqedonisht, shqip dhe anglisht.
Ka punuar si profesor në gjimnazin “Pançe Popovski” në Gostivar prej ku e vazhdon karrierën në Universitetin e Europës Juglindore në TEtovë ku ka qenë asistent, prodekan shkence, profesor i çrregullt, nënkryetar i bordit eksekutiv ndërsa nga viti 2020 është profesor i rregullt./Zhurnal.mk