Kurti: Terroristët e arratisur serb të ekstradohen në Kosovë si dhe organizatat civile serbe të shpallen “organizata terroriste”

September 28, 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kërkuar që organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” të shpallen “terroriste” nga shtetet mike të Kosovës.

Një veprim të njëjtë e kishte ndërmarrë Qeveria e Kosovës më herët, shkruan lajmi.net.

Ai gjithashtu ka kërkuar nga Serbia që t’i ekstradojë terroristët që u arratisën, në mënyrë që të njëjtit të përballen me drejtësinë.
“Të dielën përjetuam një sulm agresor të bandave kriminale e terroriste të Serbisë, jo vetëm ndaj Policisë, por ndaj shtetit, rendit të Republikës sonë. Ishte ditë e rëndë për vendin tonë. Policisë do t’i mungojë një pjesëtar i përkushtuar i saj. Por vrasja e tij u kthye në angazhim të shtuar për t’i luftuar bandat terroriste dhe në fitore të betejës ndaj tyre. Terroristët ose janë vrarë, ose janë arrestuar, ose janë në ndjekje pasi ikën. Afrimi u vra në pritë gjatë natës. Në zbardhje të ditës, u pa që asnjë bandë nuk mund ta mposhtë policinë tonë. Sulmi i armatosur cenoi integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë kombëtare. Sulmuesit që ikën duhet të ekstradohen, të dorëzohen në organet tona. Organizatat ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada Veriore’ duhet të shpallen terroriste edhe nga shtetet tona aleate, siç bëri Qeveria”, ka thënë kryeministri Kurti.

Previous Story

“Stadiumi”, “Ballistët” ngrenë “alarmin”: Bilall Kasami tenton të tallet dhe mashtron tetovarët të cilët jetojnë për Shkëndijën

Next Story

Nga Ibrahimovic te Toure dhe Gotze, lojtarët që dështuan nën drejtimin e Pep Guardiolës

Latest from Blog

Go toTop