Kurti ia kushtëzoi takimin, Abdixhiku: E pres unë, Rama është i mirëseardhur

July 5, 2023

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar në lidhje me refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për t’u takuar me Edi Ramën, nëse nuk realizohet mbledhja mes dy qeverive.

Abdixhiku ka thënë për mediat kosovare se kryeministri Rama është i mirëpritur ditën e nesërme në Kosovë.

“Natyrisht që kryeministri i Shqipërisë është i mirëpritur në Kosovë. Fakti që ne e diskutojmë pritjen ose jo të tij tregon shumë për gjendjen në të cilën ka ardhur Kosova. Kryeministri është i mirëseardhur gjithmonë në Kosovë”, ka thënë kreu i LDK-së.

Kujtojmë se sot kryeministri Kurti tha se nuk është i gatshëm ta takojë Ramën, ku citoi “Unë jam në kontakt të drejtpërdrejtë me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama dhe e di që do të vijë në një vizitë në Prishtinë në kuadër të turit ballkanik. Është thënë që ky tour ka të bëjë me përgatitjen e samitit të radhës të Procesit të Berlinit që mbahet në mes të muajit tetor dhe unë miqësisht i kam kërkuar kryeministrit Rama që meqenëse do të vijë dhe do të qëndrojë dy ditë e një natë në Prishtinë, ta mbajmë edhe mbledhjen e dy qeverive e cila u anulua në mënyrë të paarsyeshe ndonëse ishte paraparë muaj më parë”, ka thënë Kurti.

Previous Story

Haxhiu shqiptar vdes në Medinë

Next Story

Kush do ta bëjë hapin e parë për uljen e tensioneve në veri?

Latest from Blog

Go toTop