Kundër NATO-s dhe BE-së, Levica e Apasievit tash edhe kundër Korridorit 8-të!

Partia me prapavija të dyshimta, e udhëhequr nga Dimitar Apasiev, e cila në zgjedhjet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë ka siguruar dy ulëse deputetësh, ka kundërshtuar në mënyrë direkte ndryshimet ligjore që mundësojnë ndërtimin e Korridorit 8.

Kjo nuk është hera e parë që partia e Apasievit të kundërshtojë projektet që u sjellin beneficone qytetarëve.

Jo vetëm projektet, Apasiev dhe Levica kanë kundërshtuar në mënyrë direkte edhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancën Veri-Atlantike të sigurisë NATO, Levica dhe Apasiev kanë kundërshtuar edhe vazhdojnë të kundërshtojnë e mundohen ta pengojnë edhe anëtarësimin e shpejtë të RMV-së në Bashkimin Evropian.

Ndryshe, ndryshimet dhe plotësimet në nëntë ligjet që lidhen me pjesët e autostradave që do të ndërtohen nga konzorciumi amerikano-turk “Bechtel Enka”, janë në procedurë parlamentare. Të gjitha ligjet ndjekin procedurë të shkurtuar dhe propozuesit janë një grup deputetësh nga shumica qeverisëse./indeks.mk/

Share

Go toTop