Ku shkuan 35 milionë euro të premtuara për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup?

February 24, 2025

Ish-ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri ka reaguar në profilin e tij në facebook ndaj Koalicionit VLEN, Shaqiri thekson se Koalicioni VLEN kishte premtuar me krenari 35 milionë euro për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, por këto para nuk ekzistojnë askund. Ato nuk janë gjetur në buxhetin e Ministrisë së Arsimit, as në atë të Universitetit, dhe as në planet e furnizimeve publike të institucioneve përkatëse.

Kjo lë hapësirë për dyshime: ishin këto fonde të sigurta apo vetëm një mashtrim elektoral për të manipuluar qytetarët? E vërteta është se politikanët vazhdojnë të premtojnë shumë, por kur vjen koha për veprime konkrete, nuk ka asnjë rezultat, informon indeks.mk

Ky është reagimi i ish-ministrit të Arsimit, Jeton Shaqiri:

Koalicioni VLEN muaj më parë deklaroi me krenari se ka siguruar 35 milionë euro për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup.

Sot, këto para nuk ekzistojnë askund! Nuk janë në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, nuk figurojnë në buxhetin e Universitetit, nuk gjenden as në planet e furnizimeve publike të ministrisë së arsimit dhe shkencës e as në planet e furnizimeve publike të Universitetit.

Pyes kto të VLENIT ato para ishin reale apo thjesht një mashtrim elektoral?

Ishin fonde të sigurta apo vetëm fjalë boshe për të manipuluar qytetarët?

E vërteta është e qartë: premtojnë miliona, por kur vjen koha për rezultate – rezultati është zero.

Politikanët mashtrues duhet të mësojnë nga kjo thënie e Napoleonit:

“Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë.” Ndaj, mos u lodhni duke premtuar, nëse nuk keni guximin të veproni pas premtimeve.

Previous Story

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Next Story

BDI: Korrupsioni në Ministrinë e Mjedisit thellohet – Çfarë roli ka shefi i kabinetit të Mexhitit?

Latest from Blog

Go toTop