Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni shtroi drekë për kryetarin e BDi-së Ali Ahmeti

July 3, 2023

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, sot me nderime të larta e priti dhe në nder të tij i shtroi drekë udhëheqësit të popullit shqiptar dhe kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti!

Bashkë me Kryetarin e Gjilanit, në pritje të liderit shqiptar ishin edhe Shefi i Kabinetit të Kryetarit Hekuran Rapuca dhe zyrtari i prokurimit Astrit Sherifi!

Ali Ahmeti ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme Nazim Bushi dhe veprimtari i çështjes kombëtare Ismet Sylejmani.

Pas përfundimit të drekës, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, në shenjë nderimi e respekti, mikut të tij Ali Ahmeti i dhuroi disa libra, në mesin e të cilave edhe një libër me portretin e Heroit të Kombit Rexhep Malaj.

Previous Story

Zgjedhjet brendapartiake/ Grubi: Misioni drejt horizontit të zhvillimit, jetës më cilësore dhe integrimit europian është obligim dhe amanet i përbashkët

Next Story

Ahmeti: Mbi supet e të gjithë neve qëndron e ardhmja progresive dhe europiane e vendit tonë

Latest from Blog

Go toTop