Kryetari i Deçanit del kundër nismës për “braktisjen e fesë Islame”

October 23, 2023

Kryetari i Komunës se Deçanit Bashkim Ramosaj ka dalur kundër nismës për “Braktisjen vullnetare të fesë Islame”.

Ai sot ka takuar Këshillin e Bashkësisë Islame në Deçan dhe imamët e kësaj komune, ku ka vlerësuar lartë rolin dhe angazhimin e tyre për shtetëndërtim, dhe ngritjen morale e kulturore, si dhe rritjen e tolerancës fetare nderë shekuj, duke e predikuar Islamin burimorë, si fe e paqes, dashurisë, bamirësisë dhe besimit në Zot.

Ramosaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me BIK-un e Deçanit janë dakorduar që të mos i kontribuojnë polarizmit, përçarjes dhe urrejtjes mes qytetarëve.

Postimi i plotë:

Në takimin e sotshëm me Bashkësinë Islame në Deçan, u dakorduam që të mos i kontribuojmë polarizmit, përçarjes e urrejtjes në mes qytetarëve tonë.

Pavarësisht organizimeve dhe thirrjeve që dikush mund të ketë, Bashkësia Islame dhe qytetarët e Deçanit si gjithherë i kontribuojnë bashkëjetesës, harmonisë dhe të mirës për popullin dhe për shtetin e Kosovës.

E falënderoj Bashkësinë Islame në Deçan për maturinë e treguar dhe kontributin e pamohueshëm të tyre, që tradicionalisht i kanë kontribuar e shërbyer edukimit, harmonisë, zhvillimit ekonomik, e sidomos kontributit të madh të tyre në ndërtimin e shtetit të Kosovës. B.R

Previous Story

Këtë javë fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoni, kanë mbërritur 60 mijë doza për vaksinim falas

Next Story

Protestë në Prishtinë kundër politikave agresive të Serbisë ndaj vendbanimeve shqiptare në Luginë

Latest from Blog

Go toTop