Kryetari Ahmeti përkujton 10 anëtarët e familjes Zymberi në 22 vjetorin e rënies së tyre

May 24, 2023

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot ka përkujtuar 22 vjetorin e rënies së 10 anëtarëve të familjes Zymberi në konfliktin e vitit 2001.

Sot, i madh e i vogël përkujtojmë me dhimbje Selvijen, Mersimin, Nealin, Hisnijen, Jenuzin, Valbonën, Syzanën, Nerimanen, Fitimin dhe Fitoren, shkruan mes tjerash Ahmeti.

Postimi i plotë:

Në këtë 22 vjetor përkujtojmë familjen Zymberi, humbje kjo e dhimbshme por që lëvizi historinë tonë më të re.

Sot, i madh e i vogël përkujtojmë me dhimbje Selvijen, Mersimin, Nealin, Hisnijen, Jenuzin, Valbonën, Syzanën, Nerimanen, Fitimin dhe Fitoren.

Sakrifica e madhe e anëtarëve të familjes Zymberi i tregoi botës dhe gjithë shqiptarisë se liria dhe nderi mbrohet që nga plaku e deri tek fëmija në djep.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për komb dhe atdhe!

https://www.facebook.com/photo?fbid=789560315871426&set=a.465898708237590

Previous Story

Grubi uron bashkëqytetarët maqedonas për ditën e “Shën Kirilit dhe Metodit”

Next Story

Karateisti tetovar takon presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Latest from Blog

Go toTop