Kryeministri Xhaferi nga Sellca: Me investimet e reja, nxënësit mësojnë në kushte moderne ndërsa mësimdhënësit kanë paga më të dinjitetshme

Është vendosur sot gurthemeli i shkollës fillorë “Rilindja” në fshatin Sellcë të Tetovës.

Kryeministri i vendit, Talat Xhaferi tha se objekti i ri shkollor do të plotësoj të gjitha nevojat e mësimdhënësve dhe nxënësve, duke përmendur dhe të gjitha investimet që kjo qeveri ka kryer në këtë mandat nëpër shkollat e vendit.

“Jemi këtu së Sellcë dhe filluam ndërtimin e një objekti tërësisht të ri shkollor, me kushte moderne dhe bashkëkohore , me 2400 metër katror në dy kate, me klasa dhe kabinetë moderne dhe pritet që objekti të përfundoj në vitin 2025. Secili fëmijë meriton kushte më të mira për shkollim, ndaj po investojmë në arsim dhe shkencë, Gjatë kësaj qeverisje kemi rikonstruar 120 objekte shkollore dhe janë ndërtuar 43 salla sportive në shkolla, kemi pajisur shkollat me elemente modernë, kemi rritur paga rreth 35 përqind për mësimdhënësit. Ne investojmë në arsim sepse ajo është e ardhmja e sigurtë”, deklaroi Xhaferi. /indeks.mk

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.