Historia e rrallë e burrështetasit shqiptar Mehdi Frashëri, ish kryeministër i Shqipërisë në 1935-1936, lidhet edhe me historinë e Izraelit dhe Palestinës. I caktuar Guvernator në Jeruzalem nga Perandoria Osmane në 1912, Mehdi Frashëri u dha mundësi kolonëve izraelit të formonin një Këshill Komunal. Në vitet 30, kur ai përfaqësonte Shqipërinë në lidhjen e Kombeve, u ftua posaçërisht në Gjenevë të jepte mendim për problemin në Palestinë. Zgjidhja e tij për krijimin e një ‘Zvicre” me kantone në Palestinë u pa me mjaft interes.
Në gjysmën e dytë të vitit 1912, Mehdi bej Frashëri, sapo kishte mbushur të 40-tat, u emërua si mytesarif i Jerusalemit nga Porta e Lartë e Perandorisë Osmane.
Me një eksperiencë dhe karrierë solide në administratën e Perandorisë, shqiptari u pa si zgjidhje për të qetësuar ujërat që kishin nisur të turbëlloheshin në territorin e Pelestinës.
Kjo periudhë shënohej me ardhjen e shumë prej hebrenjve nga gjithë bota, të organizuar, e po vendoseshin në Pelestinë. Me presionin e duhur nga Perëndimit, Porta e Larta kërkoi nga Guvernatori i saj Mehdi Frashëri që të rregullonte çështjen hebreje atje.
Frashëri veproi menjëherë duke krijuar një këshill komunal vetëqeverisës të hebrenjve, të cilët do të kishin një forcë të tyre xhandamërie për mbrotje e madje një linjë të posaçme telegrafike për të lajmëruar trupat osmane për çdo të papritur.
Për të rritur sigurinë e tyre, propozoi që një ngulmim hebrenjsh të qendrojnë në Ramallah të cilët do të benin edhe lidhjen e duhur mes Jeruzalemit dhe Xhafës, qytetit bregdetar me prezencën më të madhe ushtarake osmane të kohës. Këto veprimet të guvernatorit shqiptar janë hapat e parë të krijimit të shtetit të Izraelit që për herë të parë, Perandoria Osmane u njohu atyre të drejta vetëqeverisjeje.
Kjo eksperiencë e rrallë në Palestinë e shqiptarit të madh Mehdi Frashëri vazhdoi shumë pak. Ai vendosi të lerë privilegjet e perandorisë e të kthehet në Shqipëri, për të dhënë kontributin e tij në shtetin amë.
Karriera e tij ishte domethënëse. Deputet, ministër, kryeministër, Kryetar i Shtetit, i dërguar i posaçëm i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve për 15 vjet, Mehdi Frashëri do të kujtohej edhe ndërkombëtarisht për çështjen Palestinë-Izrael.
Në vitet 30 kjo çështje do të nxehej sërish teksa kolonët hebrenj ishin shtuar në Tokën e Shenjtë.
Lidhja e Kombeve mbajti një sesion special për këtë çështje në 1937 ku ftoi edhe përfaqësuesin e Shqipërisë, Mehdi Frashëri, të jepte mendimin e tij, edhe si ish Guvernator i asaj toke. Propozimi i tij u shtyp në gazetat më të njohura të kohës.
Ai sugjeroi modelin e Zvicrës për Palestinën, ndarja në kantone, ndërsa qytetet e shenjta të administroheshin nga një komisioner i Lidhjes së Kombeve, siç ndodhte atëhere me qytetin port të Dancingut në Poloninë e sotme.
Plani neutral i Mehdi Frashëri propozonte krijimin e dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës, ndërsa Jeruzalemi të kishte tre kantone, njëri pre të cilëve ndërkombëtar që do të garantonte “neuralitetin” e çdo vendi të shenjtë.
Sot, në luftën e nisur mes Izraelit e Palestinës, vlen të kujtojmë edhe shqiptarë të mëdhenj si Mehdi Frashëri që lanë gjurmë kaq të rëndësishme në zgjidhjen e këtij konflikti mijëra vjeçar.
Shtypi Britanik i kohës mbi propozimin e Mehdi Frashërit në Lidhjen e Kombeve
