Kryemadhi ankimon në Apelin e Posaçëm vendimin për masën e sigurisë, nën hetim për tri vepra penale

November 4, 2024

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ankimon në Apelin e Posaçëm vendimin për masën e sigurisë, detyrim paraqitje.

Kryemadhi po hetohet për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash.

Ndërkohë pritet që Ish-presidenti Ilir Meta do ta dorëzojë këtë të hënë ankimimin kundër vendimit të arrestit me burg.

Kujtojmë që më 23 tetor, Gjykata e Posaçme la në fuqi masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të caktuar ndaj bashkëshortes së Ilir Metës, deputetes Monika Kryemadhi, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë, u zëvendësua masa e sigurimit personal ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Ndërkohë për Presidentin e PL-së, Ilir Meta Gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg dhe aktualisht ndodhet në burgun “313”.

Top Channel

Previous Story

Rruga e gjatë e Apple – si arriti që nga kufijtë e falimentimit të bëhej kompania më e vlefshme në botë

Next Story

Emigrantët me kërkesa e vlerësime! Nga lejet e qëndrimit, tek vota në zgjedhjet e Shqipërisë, flasin shqiptarët në Selanik

Latest from Blog

Go toTop