Krerët e VLEN në SHBA, ironizon Aliti: Biletat për n’bafçe a vlejn ene për mbrenda a ndron çmimi?

January 18, 2025

Kryetarët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Zeqirja Ibrahimi dhe Arben Taravari do të udhëtojnë në SHBA për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Trump, mirëpo sipas disa informacioneve në kampin opozitar, kryetarët e partive që janë pjesë e Qeverisë kanë bërë harxhime të shumta për të marrë pjesë në ceremoninë e lartpërmendur.

Burimet e njëjta thonë se katër kryetarët e partive nuk kanë qenë të ftuar në këtë ceremoni në mënyrë zyrtare mirëpo kanë blerë bileta private me të cilat “kanë” siguruar vend në ceremoninë e inaugurimit të presidentit.

Biletat thuhet se janë blerë online dhe të njejtat kanë pasur të drejtë ti blejnë edhe qytetarët e thjeshtë, mirëpo të njejtat thuhet se kanë qenë me çmim duke filluar nga 4 mijë euro, për një biletë, në oborrin e rezidencës ku do bëhet inaugurimi.

Analisti politik, Faton Aliti ka irnonizuar me krerët e VLEN.

“Kto biletat për n’bafçe a vlejn ene për mbrenda a ndron çmimi?”, ka shkruar Aliti.

Previous Story

Të pa ftuar, krerët e VLEN-it blejnë bileta, si “turista” për të parë inaugurimin e Trump nga largë!

Next Story

Biletat për SHBA, reagon ASH: Antikorrupsioni të veprojë, a janë përdorur fonde publike, kush ka paguar?!

Latest from Blog

Go toTop