Krasniqi dhe Abdixhiku meren nën mbrojtje të policisë së Kosovës

November 6, 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku janë nën mbrojtjen e Policisë së Kosovës.

Këtë e kanë konfirmuar selitë e subjekteve politike përkatëse, pa dhënë shumë detaje për arsyet e mundshme për këto vendime.

“Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë”, ka deklaruar Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK.

Derisa zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka konfirmuar se Abdixhiku është marrë nën mbrojtje nga Policia.

”Po, lajmi është i vërtetë! Për të gjitha informacionet e tjera, ju lutem kontaktojeni Policinë e Kosovës”, ka thënë ajo.

Previous Story

Deri në fund të vitit vendim me zgjidhje më adekuate për përfundimin e autostradës Kërçovë – Ohër

Next Story

“E turpshme” / Bujar Osmani: Partitë maqedone dy blloqe e ato shqiptare ndoshta 10

Latest from Blog

Go toTop