Kovaçevski: “Të miratohen ndryshimet kushtetuese, të mbahemi mend si gjeneratë e politikanëve të guximshëm”

July 6, 2023

Në pres-konferencën e përbashkët pas takimit me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski duke folur për aktualitetin politik në vend, tha se duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese, siç tha që “të mbahemi mend si gjeneratë e politikanëve që kemi guxim”, informon Indeks.mk

“Unë besoj se Kuvendi ynë do të jetë në nivelin e detyrës dhe se përfundimisht do t’i kapim hapat e shpejtë që të vazhdojmë rrugën tonë evropiane dhe t’i bashkohemi familjes evropiane. E di se nuk do të jetë e lehtë sepse ka interesa të ndryshme mes partive politike. Një pjesë e tyre e shohin interesin e shtetit, por për interesin e tij dhe të rejtingut politik, por duhet të sillet vendim i guximshëm që do të na mbajnë mend gjithë gjeneratat dhe do të krenohen me ne, pasi siguruam ardhmëri evropiane për të gjithë ata që vinë pas nesh”, tha Kovaçevski.

Previous Story

Kovaçevski-Rama: Shqipëria dhe Maqedonia të bëhen anëtare të BE-së deri në vitin 2030

Next Story

Rama nga Shkupi: Procesi i Berlinit është një ombrellë në të cilën unë dua të fokusohem 100%

Latest from Blog

Go toTop