Kovaçevski – Sholc: Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj evropiane, kemi inkurajim dhe mbështetje të fuqishme nga Gjermania

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, të mbajtur në Tiranë, Shqipëri, pas përfundimit të seancave të djeshme të punës të Samitit, realizoi takim me kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Sholc.

Siç kumtoi pres shërbimi i Qeverisë, në takimin, ku mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, u bisedua për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe zhvillimet aktuale në rajon, ndërsa Kryeministri Kovacevski e informoi kancelarin Sholc për zhvillimet politike në vend lidhur me bisedimet aderuese të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

“Nga kancelari gjerman Olaf Sholc, dhe nga RF e Gjermanisë, Maqedonia e Veriut mori edhe një herë inkurajim dhe mbështetje të fuqishme për realizimin e hapit të ardhshëm në rrugën e planifikuar drejt anëtarësimit në BE – marrjen e vendimeve të rëndësishme që kemi përpara. Përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për vazhdimin e procesit të integrimit evropian u mirëpritën dhe u vlerësuan si hap pozitiv dhe progres në përmbushjen e kritereve për anëtarësim. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën evropiane dhe që vendi të arrijë një konsensus për çështjet strategjike që janë në interes të qytetarëve”, thuhet në kumtesë.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se ne nuk duhet ta humbim këtë shans unik që e kemi dhe duhet ta japim votën tonë për Evropën. Ai theksoi se Maqedonia e Veriut ka nevojë për integrim, jo izolim dhe se vota në Kuvend për ndryshimet kushtetuese është votë për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Bashkëbiseduesit, thuhet më tej, u pajtuan se përshpejtimi i proceseve integruese është në interes të stabilitetit politik, të sigurisë dhe stabilitetin ekonomik të të gjithë rajonit. Aderimi dhe përfundimisht anëtarësimi në BE do të thotë zhvillim ekonomik dhe social, drejtësi sociale, demokraci supreme, sundim funksional të së drejtës, si dhe një standard të përgjithshëm të përmirësimit të jetesës.

Kryeministri Kovaçevski shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe përkushtimin parimor nga Gjermania si një nga aleatët tanë më të ngushtë, si në procesin e bisedimeve për anëtarësim, ashtu edhe përmes procesit të Berlinit si katalizator për bashkëpunimin rajonal, qëllimi i të cilit është lidhja e vendeve të Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian dhe për të ndihmuar në ndërtimin e marrëdhënieve të ndërsjella të bazuara në vlerat evropiane. Liderët diskutuan edhe për përfitimet specifike të procesit të Berlinit, përmes të cilit do të vazhdohet niveli i bashkëpunimit politik, i cili për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin paraqet një element shumë domethënës në rrugën drejt eurointegrimeve.

Kryeministri Kovaçevski dhe kancelari Sholc diskutuan edhe për aspektet më të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut. Gjermania mbetet një nga partnerët më të përkushtuar dhe një vend që ofron mbështetje të jashtëzakonshme për vendet e Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE. qëndron në kumtesë.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.