Kovaçevski për Scholz: I besoj garancisë së tij, s’ka kushte të tjera pos ndryshimeve kushtetuese

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka realizuar paraqitje para mediave në Berlin.

Ai ka folur për deklaratën e kancelarit gjerman, Olaf Sholz për pjesën ku thotë se “garanton se nuk do të ketë kushte të tjera përpos ndryshimeve kushtetuese”.

“Unë e di se si sillen vendimet në BE. Unë vetë kam qenë pjesë e Samitit të Këshillit Evropian kur është miratuar korniza negociuese. Ajo u miratua me konsensus mes 27 shteteve anëtare dhe korniza negociuese është rezultat i konsensusit të 27 shteteve. Unë shumë qartë u shpreha në konferencë dhe u falënderova për mbështetjen dhe pjesëmarrjen aktive të kancelarit gjerman në finalizimin e kornizës negociuese”.

“Korniza negociuese është e qartë dhe ajo parasheh që më 15 korrik do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, e cila edhe është mbajtur, se do të nënshkruhet marrëveshja me Frontex dhe u nënshkrua të cilin për herë të parë e kemi edhe në gjuhën maqedonase, pa asnjë fusnotë dhe shenjë shtesë, të barabartë me të gjitha gjuhet tjera të BE-së dhe se konferenca e dytë ndërqeveritare do të mbahet pa asnjë vendim shtesë, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe pas mbarimit të procesit të skriningut. Praktikisht, kancelari gjerman i përsëriti ato garanci që qëndrojnë në kornizën negociuese”, tha Kovaçevski.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.