Kovaçevski nesër takohet me Ali Ahmetin dhe liderët e koalicionit qeveritar

May 18, 2023

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nesër në Klubin e deputetëve do të mbajë takim me partnerët e koalicionit qeveritar, informon Indeks.mk

Siç mëson Indeks.mk, në takim do të bisedohet për aktualitetin politik në vend, ndryshimet kushtetuese dhe procesin eurointegrues të vendit.

Nga BDI për Indeks.mk konfirmojnë pjesëmarrjen e liderit Ali Ahmeti. Nga kjo parti thonë se momenti politik në të cilin ndodhet vendi kërkon dialog politik me qëllim që vendi të ecë pa pengesa në rrugën e saj drejt BE-së.

Në vigjilje të takimit të nesërm, sonte mbledhje do të mbajnë Këshilli Qendror dhe Këshilli Ekzekutiv i LSDM-së.(Indeks.mk)

Previous Story

VMRO-ja e pafuqishme, Kuvendi vazhdon me diskutimin dhe procedimin e ligjeve për Korridorin 8-10D

Next Story

Eskobar para Senatit: Mbështesim ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, hap i vështirë por i domosdoshëm

Latest from Blog

Go toTop