Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, sot në Tiranë të Shqipërisë, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, ka realizuar takim me komisarin për fqinjësi të mirë dhe zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi.
“Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione për situatën aktuale politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, lidhur me vazhdimin e rrugës evropiane të vendit dhe hapat dhe vendimet që duhet të ndërmerren për të siguruar vazhdimësinë e integrimit evropian dhe në fund të plotë anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, dhe në përputhje me Kornizën Negociative të vendosur me BE-në”.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se procesi i integrimeve evropiane nuk duhet të bllokohet, para së gjithash, duke pasur parasysh se është kundër vullnetit të qytetarëve, por edhe për faktin se ndalimi i procesit të integrimeve evropiane për shkak të mospërmbushjes së detyrimet nga korniza e negociatave gjithashtu do të pengojnë të gjitha proceset e zhvillimit ekonomik dhe social të nevojshëm për ta afruar shoqërinë e RMV-së me standardet evropiane të jetesës.