Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese nuk mund të jenë peng i një partie

U mbajt takimi i parë i grupit punues për ndryshimet kushtetuese, në të cilin anëtarët duhet të miratojnë Rregulloren si dhe udhëzimet për punën për ndryshimet në aktin më të lartë ligjor. Ky grup pune pritet të përgatisë propozimin për iniciativën për nevojën e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve dhe bashkësive të tjera etnike në Preambulën e Kushtetutës. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se ndryshimet kushtetuese nuk mund të jenë peng i një partie, por një proces i gjerë shoqëror që përfshin të gjitha partitë politike.

“Vendimet e tilla nuk guxojnë t’i nënshtrohen shantazheve politike, sepse nëse bëhen objekt i shantazhit politik, atëherë shteti nuk mund të përparojë në arritjen e qëllimit të tij strategjik. Sepse arritja e anëtarësimit në Bashkimin Europian, i cili siguron një standard më të mirë jetese për qytetarët, paga më të larta, sistem më të mirë ligjor, qeverisje më të mirë të demokracisë, mbrojtje më të madhe sociale, e kështu me radhë, nuk mund të mbahet peng i karrierës së një njeriu apo një partie politike.”- deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Share

Go toTop