Kovaçevski: Mickoski shokoi VMRO-në!

June 13, 2023

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski sot tha se deklarata e fundit e liderit opozitar, Hristijan Mickoski ka shokuar VMRO-DPMNE-në.

Kovaçevski deklaroi se Mickoski nuk ka diskutuar aspak përmbajtjen e ndryshimeve kushtetuese, duke i pranuar si të tilla.

“Takimi nxorri në pah se Mickoski nuk diskutoi aspak për përmbajtjen e ndryshimeve kushtetuese. Askush nuk e konteston as sjelljen e ndryshimeve kushtetuese. Askush tanimë nuk bisedon nëse duhet ose jo të ketë, por diskutohet se në çfarë forme duhet të jenë këto ndryshime”, deklaroi Kovaçevsi.

Kryeministri kërkesën për një qeveri monoetnike e quan si ide destabilizuese, tashmë kur partitë shqiptare thanë qëndrimet e tyre.

“Skenare të tilla kemi parë, ku thuhet se kjo është e mire e kjo jo. Këto janë skenare destabilizuese, sepse edhe ASH-ja por edhe Besa thonë që nuk marrin pjesë në qeveri të tillë. BDI-ja e pranoi atë sfidë, surprizoj shumë njerëz, por qëndrimet ishin të qarta”, tha Kovaçevski.

Previous Story

Kush ishte Berluskoni? Biznesmeni i njohur për politikë, skandale, dënime me burg dhe lidhje dashurie me vajza të mitura

Next Story

Vuçiq: Kam respekt për Edi Ramën por s’ka autorizim për Kosovën, duam asociacionin e Isa Mustafës

Latest from Blog

Go toTop