Kovaçevski: Me korridoret panevropiane 8 dhe 10-d po ndërlidhemi me Evropën dhe rajonin, e zhvillojmë ekonominë

“Ndryshimet dhe shtesat në pesë ligjet që u votuan në Kuvend synonin të mundësonin një ndërtim më të mirë, më efikas dhe më të shpejtë jo vetëm të korridoreve 8 dhe 10-d, por edhe të projekteve të tjera strategjike infrastrukturore në vend në pjesën e infrastrukturës rrugore, infrastrukturës hekurudhore, infrastrukturës së gazit dhe infrastrukturës së shpërndarjes së energjisë elektrike”, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në intervistën për “Tema e ditës” në televizionin Sitel, përcjell Indeks.mk

“Qëllimi ynë është që të bëhemi me një infrastrukturë moderne për kyçje dhe me ndryshimet ligjore kjo do të bëhet e mundur”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Lidhur me ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për marrëdhëniet e punës, Kryeministri Kovaçevski theksoi se është e mundur që punëtorët në bazë të pëlqimit të tyre të punojnë më shumë orë jashtë orarit gjatë javës, ndërsa pushimi ligjor i pandërprerë gjatë javës së punës dhe gjatë muaj dhe gjatë vitit.

“Me bllokada në Kuvend nuk mund të ndërtohen as autostrada, as gazsjellës, as rrymë”, tha Kryeministri Kovaçevski, duke shtuar se ndërtimin e korridoreve e kanë mirëpritur edhe kryeministrat e vendeve pjesëmarrëse sot në Samitin e Komunitetit Evropian në Kishinau, Moldavi.

“Korridori 8 tashmë është pjesë e korridorit trans-evropian, ndryshe nga më parë, gjegjësisht deri para një muaji kur ishte vetëm korridori 10 dhe do të jetë një nga korridoret kyçe në furnizimin me energji dhe transportin e mallrave”, tha Kryeministri Kovaçevski në intervistën për televizionin Sitel.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.