Kovaçevski: Me këtë qeverisje kemi ulur numrin e papunësisë, rritëm pagën minimale-mesatare si dhe përforcojmë ekonominë vendore…

October 9, 2023

Kryeministri Dimitar Kovaçevski iu drejtua rreth 500 përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, përfitues të mbështetjes nga Qeveria, për investime të reja, përmes Ligjit për mbështetje financiare të investimeve.

Ai foli në lidhje me inflacionin në botë. Ai theksoi se në gjendje krize shteti jonë e ka gjendjen e qëndrueshme, likuiditeti i kompanisë është ruajtur dhe mbështetja e shtetit nuk ka munguar. Pagat janë rritur ndërsa, papunisa është ulur, dhe investimet ulen.Kryeministri Kovaçevski theksoi se e gjithë kjo është rezultat i përcaktimit strategjik të shtetit, hyrjes në NATO dhe procesit integrues evropian, që do të përshpejtojë rritjen ekonomike në të ardhmen.

“Qeveria nëpërmjet ligjit për financa mbështetja e investimeve nga ka mbështetur deri në 919 kompani me 100 milion euro për investim. Për 6 vite mbështetja financiare nga shteti nga kompanitë vendase është rritur për me 11 herë. Nga 3.2 milionë euro në 2018 në 35 milionë euro në 2023″ tha Kovaçevski. Më pas ai shtoi se 150 milionë euro është mbështetja për kompanitë vendase dhe të huaj këtë vit ndryshe nga 5 vitet e kaluara. Ai theksoi se shkalla e papunësisë në vitin 2016 ka qenë më i madh prej 24% tani është më pak se 14%. Vetëm për një vit kemi ngritur numrin e personave të punësuar nga 9,5%. Gjithashtu ai tha se ” Paga minimale në vend është rritur për 10.000 denarë, ndërsa nga mesi i këtij viti është 21,000 pra dyfish më shumë në krahasim me atë që kemi gjetur.”

Ai shpjegoi se Qeveria në bashkëpunim me Bankën Botërore ka hartuar Strategjinë për Kapitalin Njerëzor deri në vitin 2030, në të cilën fokusi është në tri fusha kyçe dhe të ndërlidhura – arsimi, shëndetësia dhe mbrojtja sociale.

Previous Story

Rama takim me presidentin Begaj, zbardhen temat e diskutuara

Next Story

Figurat tona publike që me krenari mbajnë epitetin gjyshër (Foto)

Latest from Blog

Go toTop