Kovaçevski: Maqedonia e Veriut do të dalë fituese pas ndryshimeve kushtetuese

Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski sot nga Sllovenia tha se me miratimin e ndryshimeve kushtetuese vendi ynë do të dal edhe më i fortë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjithmonë pas çdo vendimi të madh e burrë shteti, vendi ynë dilte më i fortë dhe më i avancuar. Kur në vitin 2001 kishim një konflikt ushtarak në vend, lidershipi ynë politik në atë kohë mblodhi forcën dhe arsyen dhe bëri Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Marrëveshja e Ohrit na siguroi një demokraci funksionale, multietnike në shtet dhe shteti tashmë e ka zgjidhur problemin e brendshëm që kishte. Sot, MO-ja dhe zbatimi i saj dhe institucionet e ndërtuara mbi bazën e saj mund të shihen në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, si një shembull i zgjidhjes së çështjeve të hapura të identitetit në një vend. Vendimi i dytë i guximshëm i marrë nga lidershipi ynë politik dhe i udhëhequr sërish nga liderë dhe politikanë të marrëveshjes qeveritare që unë përfaqësoj është Marrëveshja e Prespës me Republikën e Greqisë. Ishte një vendim i vështirë, por vendi doli më i fortë sepse pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës u bëmë anëtare e NATO-s, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp me kolegun slloven Robert Golob në Lubjanë.

Si vendim të tretë, kryeministri theksoi në pranimin e kornizës evropiane të propozim-negociimit, e cila na mundësoi hapjen e negociatave me BE-në verën e kaluar.

“Ajo që kemi përpara është miratimi i ndryshimeve kushtetuese që janë pjesë e detyrimeve në kuadrin e negociatave. Unë them që kur t’i miratojmë, vendi do të dalë më i fortë dhe fitues sepse pas kësaj automatikisht do të vazhdojë konferenca e dytë ndërqeveritare, hapja e kapitujve, reformat në shoqëri dhe anëtarësimi i plotë në BE, për të cilat kemi mbështetjen e të gjitha vendet anëtare të BE-së”, shtoi Kovaçevski./Telegrafi/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.