Kovaçevski-Lajen: Mbështetja evropiane mundëson rritje ekonomike, Maqedonia e Veriut bëhet ende më tërheqëse për investitorët

October 30, 2023

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në vend, sot kanë vizituar kompaninë  “Xhanviki  SHKP”, e cila është e specializuar në përpunimin e perimeve dhe frutave.

Siç informon shërbimi për shtyp i Qeverisë, ky kapacitet industrial mbështetet me ndihmë parainkuadruese të BE-së për zhvillimin rural, IPARD 2, nëpërmjet mbështetjes për ndërtimin e një objekti për nevojat e kompanisë, si dhe pajisje të përshtatshme për procesin e prodhimit.

Me shumën prej rreth 2.3 milionë euro të siguruara nga fondet e BE-së, ky është projekti më i madh IPARD në Maqedoninë e Veriut. Është një biznes familjar, ku punësohen kryesisht femra dhe e cila kompani ka përdorur me sukses fondet IPARD për të zgjeruar dhe modernizuar prodhimin e saj.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se sot vendi ynë është lider në shfrytëzimin e fondeve IPARD, me 98 për qind shfrytëzim, që siç tha ai është arritja më e madhe deri më tani, që është rezultat i përkushtimit të Qeverisë në sigurimin e nevojave të nevojshme në fushën e zhvillimit rural dhe bujqësisë.

Me ndihmën e BE-së, në kuadër të programit IPARD 2, siç theksoi kryeministri Kovaçevski, janë lidhur më shumë se 2.300 kontrata, të cilat kanë rezultuar në një rritje prej 60 për qind të 97 milionë eurove të reja të pakthyeshme për modernizimin e bujqësisë së Maqeodnisë përmes programit IPARD 3.

“Gjatë vizitës në kompani u prezantuan edhe mundësitë e programit IPARD 3, ndërsa Maqedonia e Veriut është vendi i parë në rajon që e zbaton këtë program. Me programin, do të ofrohen më shumë fusha mbështetjeje, si dhe paradhënie për idetë e propozuara të biznesit”, qëndron në kumtesë.

Kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajen, theksoi mundësitë e mëdha për vendin tonë përmes programit IPARD, si dhe përmes planit të propozuar të rritjes, i cili hap dyert e BE-së në rajon.

Sipas fon der Lajen, BE-ja është e përkushtuar për integrimin sa më të shpejtë të vendit dhe rajonit, të cilëve përmes mbështetjes së BE-së dhe fondeve u sigurohet një rritje ekonomike e përshpejtuar dhe mundësi për transformim pozitiv në të gjitha fushat në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Me këtë, siç u theksua, Maqedonia e Veriut do të bëhet edhe më tërheqëse për investitorët e huaj dhe do të krijohen kushte për rritje edhe më të madhe të ekonomisë së Maqedonisë, si dhe mundësi më të mëdha për biznese, më shumë investime, më shumë vende pune dhe më të paguara, standard më të mirë jetese dhe rritje të mbështetjes financiare përmes fondeve zhvillimore të BE-së.

Previous Story

Këshilli i Sigurisë në Maqedoni të mërkurën do të mbajë mbledhje

Next Story

Telefonat e palosshëm që lidhen rreth kyçit, koncepti i ri i teknologjisë

Latest from Blog

Go toTop