Kovaçevski: Kjo Qeveri siguroi paga më të larta dhe më të dinjitetshme për të gjithë punonjësit në sektorin publik

July 27, 2023

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në seancën e sotme të pyetjeve parlamentare theksoi se nënshkrimi i Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive është një arritje që qeveritë e mëparshme e kanë planifikuar, por kjo Qeveri e ka realizuar.

“Për herë të parë, pas 15 vitesh, së bashku dhe në të njëjtën tavolinë, sindikatat dhe përfaqësuesit e qeverisë dhe të gjithë palët e interesuara këtu, e kam fjalën mbi të gjitha shoqatat e punëdhënësve, arritën një marrëveshje që siguron një zgjidhje afatgjatëe. Kjo zgjidhje, për kënaqësinë time të madhe, nuk do të varet kurrë nga vullneti i mirë i politikanëve, partive politike, as tani dhe as në të ardhmen, duke qenë se marrëveshja e përgjithshme kolektive përmban një metodologji për rritjen e vazhdueshme dhe harmonizimin e pagave të punëtorëve në sektorin publik.
Rritja e pagave garantohet me këtë marrëveshje të përgjithshme kolektive të punonjësve të sektorit publik. Ne kemi dhënë një zgjidhje sistematike që siguron rritjen e pagave.

Të gjithë të punësuarit në agjencitë e shumta, fondet, komunat, shkollat, çerdhet dhe të gjitha institucionet e tjera nga sektori publik, nga shtatori i këtij viti do të kenë rritje të pagave prej 10%.

Gjithashtu, është planifikuar të paguhet kompensimi për pushim vjetor për vitin 2023 në shumë prej 10.000 denarë, i cili do të paguhet deri në fund të vitit. Nga viti 2024 e tutje, në Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive është rënë dakord që pagesa vjetore për pushime të jetë së paku 30% e pagës mesatare neto të paguar në periudhën paraprake”, tha Kovaçevski.

Kryeministri nënvizoi se është arritur edhe futja e Metodologjisë së re të Pagave me koeficient sipas pagës mesatare bruto nga marsi i vitit 2025.
Previous Story

Maqedoni/ Disa kartela pagesore të qytetarëve janë jashtë përdorimit, Lidhja e Bankave tregon arsyen…

Next Story

Ju kujtohen “Drita e Dini” nga seriali “Familja Moderne”? Ja si duken sot dyshja e famshme e artistëve

Latest from Blog

Go toTop