Kovaçevski dhe Mickoski me propozime për ndryshimet kushtetuese

June 7, 2023

Në Kuvend sot u realizua takimi i në mes kryeministrit, Dimitar Kovaçevski dhe liderit të opozitës maqedonase VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në takim Kovaçevski dhe Mickoski ka dhënë disa propozime për tejkalimin e situatës për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, të cila janë kusht për vazhdimin e negociatave me BE-në.

Kovaçevski propozon që të shkohet në votim të ndryshimet kushtetuese në formë unanime për të vërtetuar orientimin pro-evropian

Të votohen ndryshimet kushtetuese dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit propozon që të futen në rend dite në Kuvend ndryshimet kushtetuese dhe kur të shihet se nuk ka shumicë të dyfishtë, të shkohet në zgjedhje./Telegrafi/

Previous Story

Zbulohet lista e re me 10 lojtarët më të vlefshëm në tregun e transferimeve – Haaland rrëmben vendin e parë, Mbappe i dhjeti

Next Story

Policia gjermane e kërkoi në çdo cep të Gjermanisë, BMW e vjedhur u gjet në Kosovë

Latest from Blog

Go toTop