Kosova mbetet pa një lojtar, Ferati tërhiqet dhe falemderon FFK, flitet për kalimin e tij te Shqipëria!

October 8, 2023

Larson Ferati është larguar nga Përfaqësuesja U19 e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti me anë të një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

Ai ka theksuar se po tërhiqet për momentin nga Kosova për shkaqe personale.

“Përshëndetje dashamirë te futbollit, permes këtij postimi dua të i’u njoftoi juve dhe Federatën e Futbollit te Kosovës se për shkaqe personale terhiqem për momentin nga Kombtarja e Kosoves U19”.

“Dua të falenderoi Federatën e Futbollit të Kosovës dhe te gjithë atyre që më dhanë mundësin qe të jem pjesë e gjeneratave te përfaqesueses. Shokëve dhe Stafit i’u dëshiroi shumë suksese në kualifikimet që do të mbahen në Malta. Me respekt Larsoni”, shkroi Ferati.
Larson Ferati është pjesë e U19-shave të Bayer Leverkusenit.

Është përfolur gjithashtu se ai mund të kalojë te Shqipëria./Lajmi.net/

Previous Story

Biznesmeni i njohur Ilir Balija vjen në një version shumë elegant

Next Story

Shkëlqim Islami merr çmimin Aktori më i Mirë Protagonist në Mittrixfest

Latest from Blog

Go toTop