Korridori 8/ Xhaçka: Projekt madhështor dhe pjesë e rrjetit evropian të transportit, do të realizohet për të bashkuar njerëzit dhe zhvilluar ekonominë…

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, po merr pjesë në një takim në katërpalësh mbi rëndësinë e Korridorit 8, që organizohet në Brindisi.

Në një konferencë të përbashkët me Ministrat e Jashtëm të Italisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Xhaçka tha se bashkëpunimi mes vendeve është mënyra më e mirë për të garantuar stabilitetin dhe se Korridori 8 është shumë më tepër se një projekt i thjeshtë infrastrukturor.

“Kënaqësi të punojmë së bashku për të çuar përpara këtë axhendë. Marrëdhëniet Shqipëri-Itali të shkëlqyera, sepse mbështeten në miqësinë e thellë mes njerëzve tanë. Kërcënimet e sigurisë në Evropë, bashkëpunimi mënyra më e mirë për të garantuar stabilitetin. Kënaqësi të shohësh një angazhim kaq të madh për ta bërë Korridorin 8 realitet. Korridori 8 është shumë më tepër se një projekt i thjeshtë infrastrukturor. Ai është parashikuar si një mekanizëm bashkëpunimi dhe integrimi. Do të ndihmojë në kthimin e detit Adriatik në det që na bashkon dhe transformon gjendjen tonë ekonomike. E inkurajuar nga përkushtimi i Italisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Të vendosur për ta çuar këtë ide deri në fund, për të mirën e të gjitha vendeve dhe popujve tanë. ”-tha Xhaçka.

Korridori 8 përbën një nga projektet prioritare për të katër vendet e përfshira, Shqipërinë, Italinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe përfshirja e tij në rrjetin evropian të transportit ka qenë një nga synimet kryesore të qeverive respektive.

Ndërtimi i tij do të bëje të mundur lidhjet rajonale, fqinjësinë e mirë, zhvillimin ekonomik, udhëtimin e shpejtë për njerëzit, bizneset dhe mallrat. Korridori 8 vlerësohet si një projekt i rëndësisë strategjike edhe për BE-në dhe NATO-n.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.