Korridori 8 / Reka: Projekt i rëndësishëm, historik, ekonomik për të gjithë rajonin

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, ekselenca e tij, Fatos Reka, në një intervistë ekskluzive për indeks.mk, përveç “Frontit për Evropë” ka folur edhe për rëndësinë që ka Korridori 8 për Maqedoninë e Veriut po edhe për Shqipërinë.

Reka në intervistën e tij e cila do të transmetohet sot ka thënë se ky është një nga projektet më të rëndësishme jo vetëm për Maqedoninë por për të gjithë rajonin. Sepse sipas tij, ky korridor fillon nga brigjet e Iltalisë dhe përfundon në brigjet e Bullgarisë.

Përveç asaj, Reka thotë se Korridori 8 ka edhe rëndësi historike sepse ndjek trasenë e rrugës Egnatia, e cila është iniciuar nga Romakët e lashtë.

Ai shton se përveç rëndësisë ekonomike, Korridori 8 ka rëndësi strategjike dhe shton se me këtë investim përmirësohet dukshëm infrastruktura rrugore, segment në të cilin sipas Rekës deri më tani ka çaluar i gjithë Ballkani Perendimor.

Ambasadori shqiptar thotë se ndër pikat më të rëndësishme të këtij Korridori është lëvizja e lirë e qytetarëve po edhe mallrave.
Intervista e plotë e ambasadorit shqiptar, Fatos Reka do të transmetohet në indeks.mk

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.