Korridori 8, Parlamenti votoi ndryshimet ligjore

April 11, 2023

Në seancën e 112, deputetë votuan për propozim ndryshimet e ligjeve të cilat kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10. Nga nëntë propozim ligje sa ishin fillimisht, Qeveria vendosi që të tërheqë propozim ligjin për trashëgimi kulturore ndërsa tetë të tjerat kaluan me shumicë votash. Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk morën pjesë fare në seancë ndërsa kundër ishin edhe deputetët e Levicës dhe deputetja Maja Moraçanin.

“Këto ligje praktikisht paraqesin harmonizim të një pjesë e të rregullores ligjore me qëllim që projekti të mund të përfundojë në afatin e paraparë, pesë vite, dhe kjo të bëhet në mënyrë ligjore. Pjesë e këtyre ligjeve, njëri prej të cilëve ka të bëjë me trashëgiminë kulturore, ky ligj gjatë vikendit u diskutua me ministren e kulturës, së bashku me ekspertët dhe resorëve ekonomikë të cilët i përgatitin ligjet dhe mendoj se për këtë do të gjendet zgjidhje në interes të të gjithëve”, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Previous Story

Ndryshimet kushtetuese, Bilall Kasami dhe Aafrim Gashi rreshtohen në fronti anti-europian!

Next Story

A është e rrezikshme shpresa e tepërt? Ja ana e errët e saj

Latest from Blog

Go toTop