Korridori 8 / Matoshi: VMRO-së i pengojnë politikat europiane të cilat udhëhiqen nga Artan Grubi dhe Qeveria

May 2, 2023

Ish deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare dhe njëherë profesor universitarë, Ruzhdi Matoshi në një prononcim për indeks.mk ka folur për rëndësinë e Korridorit 8 dhe akuzat që vijnë nga VMRO-DPMNE-ja në adreësë të Artan Grubit, që është edhe Koordinator i këtij projekti.

Matoshi ka thënë se VMRO-ja e ka humbur identitetin politik dhe për momentin është duke zbatuar politikat që vijnë nga Moska dhe Beogradi.

Sipas tij, pikërisht për këtë partia e Mickosit është duke kundërshtuar ndërtimin e Korridorit 8 që sipas tij është agjendë evropiane.

Matoshi ka deklaruar se është pikërisht zv.kryeministri i parë dhe Qeveria që zbatojnë politikat e mbështetura nga BE-ja dhe SHBA-ja dhe prandaj po kritikohet në atë mënyrë nga VMRO-DPMNE-ja.

Previous Story

Korridori 8, akuzat e VMRO-së/ Vejseli: Deputetët nuk mund të përzihen e ta luajnë rolin e prokurorit

Next Story

“Serbët dhe shqiptarët janë kushërinj”, Berisha reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës…

Latest from Blog

Go toTop