Korridori 8/ Kreshnik Bekteshi ia “mbyll” gojën Dimitrievskit: Je politikan i prapambetur

April 25, 2023

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i është kundërpërgjigjjur kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievskit i cili ka treguar haptazi që nuk e përkrah projektin Korridori 8, madje sipas tij ky projekt shihet si pengesë sepse lidh Shkupin me Tiranën dhe Prishtinën.

Bekteshi në një postim të shkurtë në Facebook shkruan se kjo ideologji është e një politikani të prapambetur, duke ia potencuar Dimitrievskit se ka ngelur në mendësinë e politikës së viteve të 90-ta.

Dimitrievski i cili është i njohur për qëndrimet e tija anti-shqiptare me doza të theksuara nacionalizmi, e ka quajtur këtë projekt si hartë të Iliridës, teksa në intervistën e tij në Sitel ai ka shprehur dhe qëndrimet kundër ndaj rrugës progresive dhe frontit pro BE që ndjek qeveria aktuale.

Previous Story

Reagon Megi Pojani pas videos ku tallet te varri i stërgjyshes

Next Story

Geer: Partitë që deklarohen për anëtarësim në BE, të marrin përgjegjësi dhe të veprojnë sipas rrethanave politike!

Latest from Blog

Go toTop