Korridori 8/ Grubi: Të gjithë ata që për 30 vite bllokuan, nuk besuan se do të realizohet

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi në një intervistë për Klan Maqedoni, përball gazetares, Xhumadije Ibrahimi ka folur rreth korridorit 8 dhe 10D.

Sipas Grubit, projekti i Korridorit 8 dhe 10D është projekti më i madh në historinë e këtij shteti, me përmasa të jashtëzakonshme dhe pikërisht për këtë sipas zv. Kryeministrit të parë, ngjall kaq shumë reagime në opinion.

“Të gjithë skeptikët që dikur dyshonin, tashmë e dinë që do të realizohet dhe s’ka kush që e nda;. Ky projekt me vite të tëra është mbajtur nëpër sirtare për të mos u ndërtuar asnjëherë, sepse është parë si konkurencë për korridorin 10. Të gjithë këta që kanë bllokuar këtë Korridor për 30 e më tepër vite nuk e besuan këtë projekt deri më 8 mars kur u nënshkrua marrëveshja për ndërtim, dhe ato synime të errëta u mohuan dhe u rrëzuan. Nuk kanë besuar se do të bëhët, por ja që ai projekt u nxorr nga harresa dhe po realizohet. Është për keqardhje mënyra e ulët se si po sulmohet projekti Korridori 8 nga disa media dhe persona mediatik, duke e kthyer atë fjalorin e zbehtë, ato paragjykimet e vjetra ndaj shqiptarëve, që kem menduar se i kemi kaluar në vitin 2001. Mirëpo ja Korridori do bëhët si dhe gjithë projektet tjera./indeks.mk/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.