Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se NË KOHË REKORD, si asnjëherë më parë, ashtu edhe siç premtuan, janë miratuar projektet urbanistike për autostradat Tetovë – Gostivar dhe Gostivar – Kërçovë, njofton indeks.mk
Siç shkruan Grubi në “Facebook”, pas vendimit të sotëm të Qeverisë makineria e Bechtel/Enka që neser, ia mësyn jugut të Gostivarit!.
“Avancuam ndjeshëm proceset drejt realizimit të projektit më të madh dhe më të rëndësishëm infrastrukturor, Korridorit 8! Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam projektet urbanistike për ndërtimin e Korridorit 8 si projekt me interes strategjik, edhe atë për seksionet: Tetovë – Gostivar, Komuna Tetovë, Bogovinë, Brvenicë, Vrapçisht, Gostivar; – Gostivar – Bukojçan, Komuna Gostivar dhe Komuna Kërçovë”, ka shkruar Grubi në rrjetet sociale./indeks.mk/