Korridori 8/ Grubi: Jemi transparent në çdo punë që realizohet për këtë projekt kapital infrastrukturor dhe ekonomik

April 25, 2023

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ishte sot pjesëmarrës në formatin e diskutimit “Prononcimi mujor për çështje aktuale” organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut.

Grubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se përmes këtij aktvititeti u zbuluan të gjitha detajet si dhe morën përgjigjë të gjitha pyetjet lidhur me projektin kapital Korridori 8 dhe 10-D.

Më tej, Grubi shkruan se mbeten transparent, pavarëisisht tentativave për nxirjen e këtij projekti nga parti të caktuara politike.

Statusi i plotë:

Ishte kënaqësi që bashkë me ministrat Fatmir Besimi, Kreshnik Bekteshi, Bllagoj Boçvarski dhe Jeton Shaqiri, drejtorin Ejup Rustemi, deputetin Arbër Ademi dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve kompetente të merrja pjesë në formatin e diskutimit me titull “Prononcim mujor për çështje aktuale” me ftesë të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, për të qartësuar në mënyrë kronologjike të gjitha rrethanat e realizimit të Korridorit 8, projektit më të rëndësishëm infrastrukturor në historinë e vendit Bashkëbisedimi i sotëm me përfaqësuesit e sektorit të biznesit ishte reflektim objektiv i rëndësisë së Korridorit 8 për zhvillimin ekonomik të vendit dhe impaktin e tij ndaj kompanive vendore tek të cilat pritet të përfundojnë mbi 600 milionë euro nga vlera e përgjithshme e kontratës. Sot dhamë përgjigje ndaj të gjitha dilemave të krijuara në opinion rreth përmbajtjes së kontratës me konzorciumin Bechtel & Enka dhe ndaj përpjekjeve tendencioze të nxirjes së tij. Mbetemi transparent në çdo hap të realizimit të projektit që hap horizont të ri të zhvillimit të ekonomisë së vendit tonë.

Previous Story

Vjosa Osmani nesër e viziton Shkupin, publikohet agjenda e aktiviteteve

Next Story

70 profesorë universitar kërkojnë themelimin e Akademisë së Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike në Maqedoninë e Veriut

Latest from Blog

Go toTop