Korridori 8/ Grubi: Erdhi dita, nesër fillojmë me realizimin e ëndrës disadekadëshe

April 3, 2023

Nesër me hedhjen e gurëthemelit do të fillojnë edhe zyrtarisht punimet për ndërtimin e Korridorit 8-të. Gurthemeli siç ka njoftuar zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi do të hidhet në afërsi të pikës pagesore Tetovë-Gostivar.

Ai sonte përsëri ka reaguar nëpërmes një statusi në “Facebook”, ku edhe ka shkruar se dita tashmë ka ardhur dhe se nesër fillojmë zyrtarisht.

Grubi ka shtuar se ëndrra disadekadëshe dhe shumëgjeneratëshe po realizohet.

“Erdhi dita miq, dita e shumëpritur dhe e shumëdëshiruar e vendosjes së gurthemelit të ndërtimit të autostradës me gjashtë korsi të korridorit 8, nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërçova, Struga e deri në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Ëndrra disadekadëshe dhe shumëgjeneratëshe po realizohet. Nesër fillojmë”, ka shkruar Grubi.

Previous Story

Bekteshi: Kompanitë vendore do të kyçen në realizimin e Korridorit 8, projekti do të kryhet në afatin e përcaktuar

Next Story

Bllokohen qindra shkupjanë në Kosovë, shkaku i reshjeve të borës

Latest from Blog

Go toTop