Korridori 8 është korridor i NATO-s, Grubi: Nga ky projekt Maqedonia përfiton rritje ekonomike si dhe infrastrukturë moderne

April 23, 2023

Maqedonia do të ketë shumë përfitime nga ndërtimi i Korridoreve 8 dhe 10 e, rritje ekonomike mbi 2%, infrastrukturë më e mirë, po ashtu është Korridor i NATO-s, thotë zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në emisionin “Mrezha”.

– Unë e konsideroj këtë një korridor të NATO-s, sepse imagjinoni sa më lehtë do të ishte logjistikisht të ndihmonim Ukrainën nëse do të kishim Korridorin 8 dhe lidhjen nga deti Adriatik në Detin e Zi dhe Ukrainën dhe të ndihmonim popullin ukrainas.

Kjo konfirmohet nga NATO se është thelbësore të ndërtohet Korridori 8.

Maqedonia ka dalje të lirë në det në Durrës dhe një port i thatë do të ndërtohet në Strugë, të gjitha kontigjentet e destinuara për në Maqedoni nuk do të doganojnë në Shqipëri, por në Maqedoni, Shqipëria na jep daljen në det falas, shpjegon Grubi.

Previous Story

KF Bashkimi siguron balotazhin për në ligën e dytë!

Next Story

Boçvarski: Korridori 8 do të ndërtohet në kohë

Latest from Blog

Go toTop