Korridori 8/ Bekim Rexhepi i mbyll gojën deputetit të VMRO-së: Duhet t’ju vi turp çka keni bërë, e të krenoheni se çfarë po bëjmë

Zëvendësministri i Transportit dhe lidhjeve, Bekim Rexhepi ia mbyll gojën, një deputeti të VMRO-së.

Bekim Rexhepi që mori pjesë në Komisionin për Çështje Evropiane si përfaqësues i Qeverisë ku po diskutohej për propozim ligjin për planifikim urbanistik i cili duhet të ndryshojë, i ka thënë deputetit të VMRO-së se duhet t’ju vijë turp, nga e kaluara e errët dhe korruptive e VMRO-së.

Ai ka shtuar se deputetët e kësaj përbërje, nga cilado qoftë parti që vijnë, duhet të jenë krenarë sepse sipas tij, kjo Qeveri ka bërë dhe do të vazhdojë të bëjë investime kapitale historike dhe të rëndësishme për shtetin./indeks.mk/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.