Ish deputeti i Partisë për Prosperitet Demokratik njëherë edhe kryetar i së njëjtës, Abdyladi Vejseli në një prononcim ekskluziv për indeks.mk ka folur për akuzat që në adresë të zëvendëskryeministrit të parë bëhen nga VMRO-DPMNE-ja opozitare lidhur me projektin e Korridorit 8 dhe 10D.
Vejseli në prononcimin e tij ka deklaruar se të gjithë këto brohoritje dhe akuza që bëhen nga opozita maqedonase bëhen për vet faktin që ky projekt kaq i rëndësishëm udhëhiqet nga një shqiptar.
Sipas Vejselit, emrimi i zv. kryetarit të parë të Qeverisë, Artan Grubi si coordinator në këtë projekt është problem sepse ata nëpërmes akuzave në adresë të Grubit duan tu tregojnë votuesve të tyre se sa nacionalist janë dhe sipas tij kjo bëhet vetëm për politikë ditore e për një votë më tepër.
Shton se VMRO-ja e kundërshton këtë projekt edhe për faktin se me realizimin e tij, lidhen dhe afrohen edhe zonat e viset shqiptare.