Korridori 8/ Ajdari: Ditë historike, ëndrra e shumë gjeneratave po realizohet

“Ditë Historike”, kështu e ka vlerësuar ditën e sotme, deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari, e cila edhe morri pjesë në gur-themelin e Korridorit 8-të.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se sot u vendos gur-themeli i projektit më të madh infrastrukturor në vend, ai i ndërtimit të Korridorit 8 dhe 10D.

“Ëndrra e shumë gjeneratave po realizohet, lidhja e shumë pritur pan-evropiane e të dy brigjeve, atë të Adriatikut me Detin e Zi. Një projekt me rëndësi të madhe për mirëqenien dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve. Ndërtojmë ardhmërinë bashkë!”, ka shkruar Ajdari

 

 

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.