Korridori 10D, Ambasadori turk në Shkup: Do të lehtësohet transporti, tregtia dhe do të përfitojë ekonomia!

Hasan Mehmet Sekizqok – Ambasadori i Turqisë në Maqedoninë e Veriut në fjalën e tij në vendosjen e gurthemelit të Korridorit 10 D në Prilep, tha se me këtë autostrade do të lehtësohet transporti, tregtia dhe do të përfitoni rritje ekonimike, informon Indeks.mk

“I lumtur që jam sot këtu, duke përuruar një projekt infrastrukturor që Turqia e ka përkrahur gjithmonë. Me këtë autostradë do të lehtësohet transporti, tregtia dhe do të përfitoni rritje ekonomike dhe klimë më të mirë biznesit do të po ashtu edhe vende të reja pune. Bechteli ka ndërtuar autostrada shumë të mira në Ballkan, e po ashtu nga ky vit kam kënaqësinë që Bechtelin dhe Enkan do ti kemi dhe në Maqedoni, sepse janë kompani që ndërtojnë me standarde të larta dhe nuk njohin problem infrastrukturore me kodra apo male. Uroj suksese për këtë projekt”, tha Hasan Mehmet Sekizqok – ambasadori i Turqisë në Shkup.(Indeks.mk)

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.