Korridoret 8 dhe 10D/ Rexhepi: Do ndërtojmë 23 km autostradë në vit

April 30, 2023

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi ka deklaruar se projekti si Korridori 8 dhe 10-D është projekt që do ta gëzojnë dhe brezat e ardhshëm.

Rexhepi në Facebook ka bërë një krahasim për të gjithë punën infrastrukturore për 32 vite në Maqedoninë e Veriut, duke lënë të kuptohet dhe rëndësia kapitale që ka ky projekt për shtetin tonë.

Statusi i plotë:

Në 32 vitet e fundit në vend janë ndërtuar dhe vënë në përdorim 186 kilometra autostradë ose 5.8 kilometra autostradë në vit. Me Marrëveshjen për Korridoret 8 dhe 10-d është planifikuar që në 4.7 vitet e ardhshme të ndërtohen rreth 110 kilometra autostradë ose 23 kilometra autostradë në vit.
Ne ndërtojmë për brezat e ardhshëm!

Previous Story

Grubi: VMRO gënjen paturpësisht, Bechteli në Serbi ndërtoi sipas ligjit special, pa tender si dhe më shtrenjtë se tek ne

Next Story

Maqedoni/ Nga sot fillon regjistrimi i nxënësve në klasë të parë për vitin shkollor 2022/2023

Latest from Blog

Go toTop