Korridoret 8 dhe 10D/Grubi: Qeveria ka miratuar 5 propozim-amandamente të ligjeve me flamur europian!

Shkup, 5 maj – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndër-komuniteteve, Artan Grubi, ka kërkuar edhe njëherë nga deputetët që të heqin dorë nga bllokada në Parlament dhe të mos rrisin çmimin e ndërtimit të autostradave të Korridoreve 8 dhe 10 D me mbi 150 milionë euro para të qytetarëve, informon Indeks.mk

“Duke pasur parasysh interesat e qytetarëve për ndërtim të shpejtë, efikas dhe të lirë të autostradave, Qeveria në seancën e sotme miratoi pesë projektligje, të cilat do t’ua dorëzojë deputetëve. Ne vendosëm që ligjet të propozohen me flamur evropian. Kërkojmë nga deputetët që të heqin dorë nga bllokada dhe të mos rrisin çmimin e autostradave me mbi 150 milionë euro paratë e qytetarëve dhe të mos rrezikojnë projektet kombëtare dhe strategjike, vetëm për hir të një agjende ditore politike. Varet nga deputetët nëse do të ndërtohet më shpejt dhe më lirë apo më ngadalë apo më shtrenjtë. Ne në Qeveri jemi pro opsionit më të lirë dhe më të shpejtë”, tha Grubi në konferencë për media me temë “Korridori 8 dhe 10 D” – në Qeveri.

Ai bën të ditur se Qeveria ka miratuar 5 propozim-amandamentet e ligjeve që do t’u dërgohen deputetëve dhe kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D.

“Do të jenë me flamurin europian. Kërkojmë nga deputetët që të mos bllokojnë ligjet. Nga ata varet nëse gjithçka ndërtohet më lirë dhe më shpejt apo më e gjatë dhe më e shtrenjtë”, tha Grubi.

Ai tha se këto ndryshime ligjore vlejnë për të gjitha objektet e infrastrukturës në të ardhmen.

Në konferencën për shtyp, Grubi dhe ministrat tjerë shpjeguan ndryshimet ligjore që i referohen ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10D sipas dikastereve.(Indeks.mk)

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.