Konflikti Izrael – Hamas: Ngjarjet më të rëndësishme në 24 orët e fundit

October 17, 2023

Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden nesër do të vizitojë Izraelin, deklaroi sot Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken pas disa orë bisedimesh me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu në Tel Aviv.

Presidenti do të dëgjojë nga Izraeli se çfarë i duhet për të mbrojtur popullin e tij, ndërsa ne vazhdojmë të punojmë me Kongresin për të përmbushur këto nevoja, tha Blinken.

“Blinken theksoi se SHBA dhe Izraeli ranë dakord të përpunojnë një plan që civilët në Rripin e Gazës të marrin ndihmë humanitare.

“Sipas zëdhënësit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Xhonatan Konrikus, 600.000 banorë të Rripit të Gazës janë evakuuar nga zona e qytetit të Gazës, pas paralajmërimeve nga ushtria izraelite të lëshuara më 13 tetor. Në enklavë kanë mbetur edhe 100.000 njerëz.

“Më shumë se një javë pas sulmeve të Hamasit në Izrael, mbi 350 trupa të viktimave civile ende nuk janë identifikuar, tha drejtori i Institutit Kombëtar të Mjekësisë Ligjore të Izraelit, dr. Çen Kugel.

“Krerët e vendeve anëtare të BE-së do të mbajnë një takim urgjent sot në përpjekje për të “harmonizuar” përgjigjen e Unionit ndaj konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit pas një jave mosfunksionimi dhe ndarjeje.

“Hamasi ka kërkuar lirimin e “6000 të burgosurve meshkuj dhe femra nga burgjet izraelite” në këmbim të pengjeve që mori gjatë sulmeve të 7 tetorit. Në mesin e robërve të grupit janë “oficerë të lartë” të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), tha kreu i Zyrës së Hamasit për Diasporën, Kaled Meshal. Zëdhënësi i krahut ushtarak tregoi se Hamasi mban peng 200 deri në 250 të burgosur izraelitë, të cilët do t’i përdorë në negociatat për lirimin e 6000 palestinezëve nga burgjet izraelite.

“Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lojd Ostin foli dje me homologun e tij izraelit Joav Galant dhe përsëriti angazhimin e SHBA-së për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit dhe theksoi sigurinë e civilëve.

“Kreu i agjencisë së inteligjencës izraelite Shin Bet mori përgjegjësinë për sulmet e Hamasit në të cilat e humbën jetën më shumë se 1.400 njerëz më 7 tetor. “Do të ketë kohë për hetime. Tani po luftojmë”, theksoi drejtori i Shin Bet, Ronen Bar.

Previous Story

Avokati i Popullit jep shifrat / Ja sa të burgosur do të lirohen menjëherë nëse votohet Ligji për amnisti!

Next Story

E prekur nga kanceri i gjirit, psikologia shqiptare rrëqeth me rrëfimin e saj

Latest from Blog

Go toTop