Konferencë parlamentare “E ardhmja e transportit” në Prishtinë

November 3, 2023

Deputetët nga Komisioni kuvendor për Transport, Lidhje dhe Ekologji, Maria Georgievska, Ollga Llozanovska dhe Berat Ajdari sot dhe nesër do të marrin pjesë në konferencën parlamentare në temë “E ardhmja e transportit”, që mbahet në Prishtinë.

Siç bëri të ditur shërbimi për informim i Kuvendit, qëllimi i konferencës është që komisionet parlamentare të diskutojnë për të ardhmen e transportit dhe tranzicionin në lidhje me nevojën e ulët të gjurmëve të karbonit.

Në konferencë është paraparë që të diskutohet për mbrojtje të mjedisit jetësor në drejtim të qëndrueshmërisë, transportit të pastër dhe lëvizshmërisë së mençur.

Previous Story

Tre shtetas të Maqedonisë, një baba dhe dy fëmijë, u larguan të sigurt nga Gaza dhe u nisën për në Kajro

Next Story

Historia e pajtimit të gjaqeve në Kosovë, a e keni ditur që idenë e kishte dhënë një grua?

Latest from Blog

Go toTop