Komuna e Zhelinës katandiset si mos më keq! Banorët mbesin pa rrymë elektrike dhe pa ujë…

May 24, 2023

Kur gjërat janë keq, bëhen akoma më keq. Kjo më së shumti i shkon Komunës së Zhelinës që tashmë po zhytet akoma më thellë në probleme me rrymën, ujin infrastrukturën dhe jo vetëm. Pasojat e mandatit të dytë bëhen edhe më të mëdha dhe shkak i kësaj është edhe fakti që sot bëhen tre ditë që Zhelina dhe Strimnica janë edhe pa ujë për pije, mëson TS.

Shkaku se Blerim Sejdiut ia kanë ndërprerë rrymën në dy fshatrat e Zhelinës dhe Strimnicës.

Edhe pse qytetarët paguajnë faturat e ujit, Blerim Sejdiu mjetet i destinon për kontratat e militantëve të BESËS.

Nuk është hera e parë që qytetarët ngelin pa ujë shkaku i keqmenaxhimit të mjeteve nga Sejdiu.

Ndryshe Blerim Sejdiu është i zhytur në borxhe të mëdha në EVN edhe si istitucion ku vlen të theksohet se muaj më parë ia ndërpreu rrymën ndërsa kreu i Komunës më pas e kyçi në forme ilegale.TS

Previous Story

Xhaferi takon Papa Francis: Dy vendet tona kanë lidhje historike përmes Nënë Terezës dhe apostujve Kirili dhe Metodi

Next Story

Ankohen italianët! Çmimet e makaronave çdo ditë shënojnë rritje…

Latest from Blog

Go toTop