Komuna e Tetovës diskriminon personat me nevoja ndryshe, mungojnë kushtet bazike për kujdesin ndaj tyre…

October 4, 2023

Të jesh person me nevoja të veçanta është një sfidë e madhe, dhe kjo sfidë bëhet edhe më e vështirë për ata që jetojnë në Tetovë.

Ata raportojnë se hasin vështirësi në qasjen e tyre në institucionet kryesore, dhe kjo situatë i kufizon ata nga mundësia për të dalë shpesh në qytet dhe për të marrë shërbime të nevojshme.

Mahmut Izairi, person me aftësi të veçanta dhe aktivist, thekson se ata përballen me mungesë qasje në shumë institucione.

Edhe pse janë ftuar në një debat mbi përfshirjen e personave me nevoja të veçanta në politikë, deri më tani ata nuk janë angazhuar asnjëherë.

Në Tetovë, për personat e verbër mungon sinjalistika, veçanërisht semaforët e zhurmshëm.

Gjithashtu, nuk ka praktikisht asnjë institucion që ka person të specializuar për të ndihmuar personat e shurdhër, dhe ata që udhëtojnë me karrocë invaliditeti përballojnë një mungesë të dukshme të infrastrukturës përkatëse.

Previous Story

Mishell: Ukraina mund të anëtarësohet në BE në vitin 2030

Next Story

Maqedoni: Nga 1 tetori është ulur çmimi i roamingut për 30%, tarifat largohen totalisht nga viti 2028

Latest from Blog

Go toTop