Komuna e Pllasnicës, sot përmes një aksioni të nisur ka pastruat shtretët e lumenjëve që kalojnë në vendbanimet e kësaj komune. Kreu i saj, Alija Jaoski ka njoftuar se aksioni do të vazhdojë edhe më tej, ndërsa ka paralajmëruar se do të dënohen të gjithë ata që ndotin ambientin.
Postimi i kryetarit të komunës së Pllasnicës, Alija Jaoski:
Të nderuar qytetarë, vazhdojmë punën tonë, shtretërit e lumenjve janë pastruar ditët e fundit në fshatin Preglovë, kushdo që kapet duke hedhur mbeturina në shtretërit e lumenjve, do të marrë dënimin e duhur, bashkërisht duhet të kontribuojmë për një mjedis më të pastër. Çdo qytetar duhet të jetë mbrojtës dhe rojtar i mjedisit e jo ndotës. Pas festës së Bajramit vazhdojmë me pastrimin e shtretërve të lumenjve në fshatin Lisiçan.
Me respekt
Kryetari i komunës
Alia Jaoski
https://www.facebook.com/photo?fbid=6202172516563477&set=pcb.6202190063228389