Kompania e Lazim Destanit nga Tetova, Next.e.Go listohet në bursën NASDAQ

October 21, 2023

Kompania me pronarë nga Maqedonia e Veriut, e udhëhequr nga familja Destani nga Tetova, është listuar në NASDAQ, bursën zyrtare amerikane.

Në faqen zyrtare të NASDAQ thuhet se Ali Vezvaei, udhëheqës i bordit të kompanisë Next.e.Go i ka rënë ziles e cila tregon për nisjen e tregtisë me aksione për këtë kompani në NASDAQ.

Ndryshe, në komunikimin e kompanisë, mes zyrtarëve të lartë thuhet “Të nderuar miq. Kam kënaqësinë ta ndaj me ju gëzimin tim për arritjen e listimit të Next.e.Go Mobile në bursën NASDAQ që u shënua sot me shpalljen e ofertës fillestare publike në New York.”

Përndryshe, NASDAQ është bursa me qarkullimin më të madh në SHBA, me seli në New York.

Kompania Next.e.Go ka nisur edhe iniciativën për investim edhe në Maqedoni të Veriut, ku edhe janë hudhur edhe themelet e objektit, ku pritet të ndërtohen veturat elektrike, të cilat do të shiten në tregun evropian dhe vendor. /Telegrafi/

Previous Story

Performancë për mos tu humbur/ Ansambli shtetërorë i këngëve dhe valleve shqipe sonte në Kumanovë

Next Story

Mariçiq-Piç: Ballkani Perëndimor duhet në BE, nuk ka opsion tjetër për stabilitet të përhershëm të rajonit

Latest from Blog

Go toTop