Komisioni për Çështje Evropiane pritet t’i miratojë sot ligjet për Korridorin 8-të

May 12, 2023

Sot pritet të përfundojë debati në Komisionin për Çështje Evropiane lidhur me propozim ndryshimet ligjore për lehtësim të ndërtimit të Korridorit 8-të, të nisur ditë më parë dhe me ç’rast edhe do të votohen këto ndryshime nga ana e deputetëve të shumicës.

Debati në këtë komision është i kufizuar sepse të gjitha propozim-ligjet e dorëzuara nga ana e Qeverisë janë me flamur Evropian.

Edhe pse debati është i kufizuar, deputetët e opozitares VMRO-DPMNE kanë tentuar që sa më shumë të vonojnë e bllokojnë aq sa është e mundur këto propozim ndryshime me fjalime të gjata procedurale në Komisionin për Çështje Evropiane.

Previous Story

Më 14 Maj Shqipëria voton! Erion Veliaj falënderon Artan Grubin për mbështetjen

Next Story

Riker: Maqedonia e Veriut duhet ta vazhdojë rrugën drejt BE-së

Latest from Blog

Go toTop